Gërvalla për kërcënimet e Vuçiqit: Që nga viti 2021 nuk është ndalur me to

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla sot në emisionin “DPT te Fidani” është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq asnjëherë që nga viti 2021 nuk është ndalur me kërcënime. Gërvalla u shpreh gjithashtu se vazhdimisht i është bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, sipas daj, duke i treguar që Vuçiqi është një person i rrezikshëm dhe […]

Gërvalla për kërcënimet e Vuçiqit: Që nga viti 2021 nuk është ndalur me to
gervalla-per-kercenimet-e-vuciqit:-qe-nga-viti-2021-nuk-eshte-ndalur-me-to

gervalla-per-kercenimet-e-vuciqit:-qe-nga-viti-2021-nuk-eshte-ndalur-me-to

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla sot në emisionin “DPT te Fidani” është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq asnjëherë që nga viti 2021 nuk është ndalur me kërcënime.

Gërvalla u shpreh gjithashtu se vazhdimisht i është bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, sipas daj, duke i treguar që Vuçiqi është një person i rrezikshëm dhe nuk e kupton gjuhën e butë.

“Është shumë e lodhshme të imagjinosh se çka mund të thotë Aleksandër Vuçiq pas pak minutash dhe mbi të gjitha Aleksandër Vuçiq asnjëherë që nga viti 2021 nuk është ndalur me kërcënimet e tij, prandaj edhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë qenë shumë të vendosura dhe të matura në veprimet e tyre, sepse nuk mund të ndërtohet politika jonë në bazë të pritjeve që ne mund t’i kemi nga Aleksandër Vuçiqi”.

“Vazhdimisht i kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, i kemi treguar që është një person i rrezikshëm dhe që nuk e kupton gjuhën e butë, gjuhën e ledhatimin e cila është përdorur ndaj tij gjatë viteve të fundit”, është shprehur ajo./Klankosova