Hamza: Festivali i jazz’it i jep imazh tjetër Mitrovicës, qeverisja ime i ka përkrahur vazhdimisht aktivitetet e tilla

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se ky qytet është bërë epiqendër e festivaleve dhe aktiviteteve kulturore. Ai ka ndarë fotografi nga një festival që ka nisur dje e ku ka marrë pjesë edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. “Mitrovica është bërë epiqendër e festivaleve dhe aktiviteteve kulturore. Mbrëmë ka nisur “Mitrovica […]

Hamza: Festivali i jazz’it i jep imazh tjetër Mitrovicës, qeverisja ime i ka përkrahur vazhdimisht aktivitetet e tilla
hamza:-festivali-i-jazz’it-i-jep-imazh-tjeter-mitrovices,-qeverisja-ime-i-ka-perkrahur-vazhdimisht-aktivitetet-e-tilla

hamza:-festivali-i-jazz’it-i-jep-imazh-tjeter-mitrovices,-qeverisja-ime-i-ka-perkrahur-vazhdimisht-aktivitetet-e-tilla

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se ky qytet është bërë epiqendër e festivaleve dhe aktiviteteve kulturore. Ai ka ndarë fotografi nga një festival që ka nisur dje e ku ka marrë pjesë edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Mitrovica është bërë epiqendër e festivaleve dhe aktiviteteve kulturore. Mbrëmë ka nisur “Mitrovica International Jazz Days”, që edhe sot e nesër sjell në qytetin tonë personalitete të shquara, ambasadorë e dashamirë të artit dhe kulturës”, ka thënë Hamza.

Ai tha se do të vazhdojë që të përkrahë edhe në vazhdim ngjarjet e tilla.

“Qeverisja ime i ka përkrahur vazhdimisht ngjarjet e tilla, të cilat promovojnë talente të reja dhe i japin një imazh tjetër Mitrovicës. E uroj edhe Rona Nishliun për përzgjedhjen e qëlluar të programit dhe performuesve. Me punë të pandalshme, me fuqinë e artit, kulturës e sportit, ne e kemi ndërtuar identitetin dhe kulturën e mirëkuptimit!”, ka thënë tutje Hamza.