Historia e dhimbshme e emigrantes do shfaqet premierë në Amerikë

Shfaqja “42nd street”, Monodramë me regji dhe tekst nga Diar Xani, të interpretuar nga aktorja Yllka Lota, do të shfaqet premierë në Amerikë, më 06.18.2024 tek vendi Aquila’s Nest Vineyard, adresa 56 Pole Bridge Rd, Sandy Hook, Connecticut dhe më 06.24.2024, në Producers Club Theaters 358 W 44th st, New York, NY 10036. Kjo shfaqje…

Historia e dhimbshme e emigrantes do shfaqet premierë në Amerikë
Shfaqja “42nd street”, Monodramë me regji dhe tekst nga Diar Xani, të interpretuar nga aktorja Yllka Lota, do të shfaqet premierë në Amerikë, më 06.18.2024 tek vendi Aquila’s Nest Vineyard, adresa 56 Pole Bridge Rd, Sandy Hook, Connecticut dhe më 06.24.2024, në Producers Club Theaters 358 W 44th st, New York, NY 10036.

Kjo shfaqje trajton temën e një emigrante ku në moshën 28 vjeçare merr rrugën për në New York.

Pasi mbërrin në New York shkon tek një rrugë në të cilin e ka lënë të takohet me një njeri të familjes i cili duhet të vi dhe ta marr atë.

Por, ai nuk doli asnjeherë dhe ajo mbetët në rrugë e vetme duke e pritur atë. Aty afër ka edhe një kabinë të telefonit nga i cili fillon të i telefonojë  disa nga të afërmit tjerë qe i ka në Amerikë. Por asnjëri nuk i del në ndihmë asaj dhe ajo vazhdon të mbetet e vetmuar në rrugë.

E uritur vazhdon të jetojë në rrugë dhe një ditë ajo ndryshon karakter nga një femër në një mashkull dhe fillon të punojë punë të ndryshme si ndërtim ,pastrime, etj… Vendi i saj apo shtëpia e saj mbetet aty në rrugë tek kabina e telefonit ku nganjëherë prej aty edhe e thërriste nënën e vet dhe bisedon me të pa i treguar se gjendet në rrugë.

Një natë nga lodhja dhe mërzia, ajo vishet përsëri si femër dhe shkon në një klub nate dhe dashurohet me një mashkull me të cilin kalojnë kohë bashkë por që një dite ai i kërkon qe të shkoj bashkë më të sepse deshiron ta dijë se ku jeton.

Ajo e merr më vete dhe i tregon vendin se jeton në rrugë. Aty ata ndahen.

Ajo një ditë i mbledh rrobat e saja dhe braktis  vendin e saj që kishte ndenjur për disa kohë gjatë dhe shkon tek stacioni i trenit.

Aty ulet dhe duke e pritur trenin afër saj i vie një mi më te cilin komunikon dhe i tregon për shumë gjëra në jetën e saj. Dhe pastaj niset me tren për ta vazhduar rrugën e saj.

Çfarë ndodhi më pas? Do ta mësoni gjatë shfaqjes. /