Hoti me deputetë të tjerë të LDK-së, bëjnë nderime te shtatorja e Leotrim Ahmetit
Deputeti nga ana e LDK-së, Avdullah Hoti bashkë me Driotn Selmanaj, Rrezarta Krasniqin e Isa Fejzullahun bënë nderime te shtatorja e djaloshit të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, Leotrim Ahmetit. “Historia e Leotrimit është dëshmia e asaj që ndodhi gjatë luftës në Kosovë. Leotrimi ishte vetëm 7-vjeçar kur vdiq nga plagët e marra […]
![Hoti me deputetë të tjerë të LDK-së, bëjnë nderime te shtatorja e Leotrim Ahmetit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/656554-hoti-me-deputete-te-tjere-te-ldk-se-bejne-nderime-te-shtatorja-e-leotrim-ahmetit.jpg)
Deputeti nga ana e LDK-së, Avdullah Hoti bashkë me Driotn Selmanaj, Rrezarta Krasniqin e Isa Fejzullahun bënë nderime te shtatorja e djaloshit të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, Leotrim Ahmetit.
“Historia e Leotrimit është dëshmia e asaj që ndodhi gjatë luftës në Kosovë. Leotrimi ishte vetëm 7-vjeçar kur vdiq nga plagët e marra prej regjimit serb. E gjithë familja Ahmeti është simbol i sakrificës më të madhe që mund të mendohet për liri”, shkruan Hoti në Facebook.