Ish-guvernatori i BQK-së, Mehmeti: Rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të sukseshëm të viteve të kaluara

Dje guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2023, në pajtim me nenin 28 dhe 59 të Ligjit për BQK-në. Guvernatori Ismaili e njoftoi kryetarin Konjufca me përmbajtjen e Raportit Vjetor 2023 që pasqyron punët dhe operacionet e BQK-së, […]

Ish-guvernatori i BQK-së, Mehmeti: Rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të sukseshëm të viteve të kaluara


Dje guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Raportin Vjetor të BQK-së për vitin 2023, në pajtim me nenin 28 dhe 59 të Ligjit për BQK-në.

Guvernatori Ismaili e njoftoi kryetarin Konjufca me përmbajtjen e Raportit Vjetor 2023 që pasqyron punët dhe operacionet e BQK-së, performancën dhe stabilitetin e sektorit financiar dhe ekonomisë së vendit. Raporti përmban pasqyrat financiare të audituara dhe të miratuara nga Bordi i BQK-së, shkruan Front Online.

Për hartimin e këtij raporti ka reaguar ish, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, i cili tha se falë menaxhmimit të tij në të kaluarën ka rezultuar i tille.

Nder të tjera ai tha se raporti flet për qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të BQK-së dhe për realizimin me sukses të objektivave dhe detyrave të ngarkuara në bazë të ligjit, por nuk duhet harruar edhe bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite me akterë ndërkombëtarë si FMN, Banka Botërore, BE, SHBA, etj.

Raportin Vjetor për vitin 2023 mund ta gjeni duke klikuar KËTU

Ky është reagimi i plotë:

Raporti i BQK-së i 2023 nuk do të ishte i tillë pa harruar menaxhinin tim deri në mars të 2023

Rezultatet e BQK-së të vitit 2023 falë menaxhimit të sukseshmëm të viteve të kaluara

Raporti vjetor i BQK-së për vitin 2023, flet për sistemin financiar në vend, rolin që BQK ka në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar dhe nuk do të ishte i tillë pa harruar menaxhimin tim si guvernator i BQK-së deri në 29 mars 2023.

Rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të sukseshëm të viteve të kaluara duke përfshirë edhe tre muajt e parë të vitit 2023, e që për fat të keq menaxhmenti i tanishëm nuk dëshiron t’i përmend e arsyet i dijnë vetëm ata.

Rezultatet e kaluara nuk do të ishin aq mbresëlënëse pa shikuar rolin që ka pasur dhe luajtur BQK në menaxhimin e COVID-19, luftën në Ukrainë, si dhe efektin që kanë pasur dy këto probleme në sistemin financiar, në gjithë botën dhe në Kosovë.

Raporti flet për qëndrueshmërinë afatgjatë financiare të BQK-së dhe për realizimin me sukses të objektivave dhe detyrave të ngarkuara në bazë të ligjit, por nuk duhet harruar edhe bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite me akterë ndërkombëtarë si FMN, Banka Botërore, BE, SHBA, etj.

Është e rëndësishme që sukseset dhe arritjet që i kam lënë në BQK të jenë një ndihmë për sistemin financiar dhe bankar në vend edhe për të ardhmen.

Përveçse mbajtja e qëndrueshmërisë financiare dhe bankare në Kosovë siguron stabilitet ekonomik dhe financiar të vendit, ajo gjithashtu ndihmon në tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë të vendit.

Një sistem financiar funksional dhe i sigurt lejon qytetarët dhe bizneset të kenë qasje të lehtë dhe të besueshme në shërbime financiare, duke kontribuar kështu në rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në të gjithë vendin dhe kjo arrihet duke mos harruar të kaluarën dhe stabilitetin financiar në Kosovë.