Ish-ministri Ferati për Trepçën: Kurti me lehtësi ka dhënë premtime, tashmë po dëshmonë pa fuqinë

Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” kanë hyrë në grevë tash e 25 ditë, krejt kjo për shkak të mos ekzekutimit të pagave tash e dy muaj. Për gjendjen e krijuar në “Trepçë” ka shprehur keqardhje ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, i cili vie nga rajoni i Mitrovicës. Ferati thotë se në të kaluarën një […]

Ish-ministri Ferati për Trepçën: Kurti me lehtësi ka dhënë premtime, tashmë po dëshmonë pa fuqinë
ish-ministri-ferati-per-trepcen:-kurti-me-lehtesi-ka-dhene-premtime,-tashme-po-deshmone-pa-fuqine

ish-ministri-ferati-per-trepcen:-kurti-me-lehtesi-ka-dhene-premtime,-tashme-po-deshmone-pa-fuqine

Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” kanë hyrë në grevë tash e 25 ditë, krejt kjo për shkak të mos ekzekutimit të pagave tash e dy muaj.

Për gjendjen e krijuar në “Trepçë” ka shprehur keqardhje ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, i cili vie nga rajoni i Mitrovicës.

Ferati thotë se në të kaluarën një mungesë kaq e gjatë e pagave për minatorët s’ka ndodhur asnjëherë.

Tutje, Ferati tha se Qeveria ‘Kurti’ ka dhënë deklarata të lehta para se të vie në pushtet, por tash s’ka fuqi ti mbaj ato.

“Asnjëherë më herët nuk ka ndodhë që të ketë kaq gjatë mungesë të pagave për minatorët. Me u kthyer në të kaluarën dhe me i pa cilat kanë qenë deklaratat e atëherë opozitës që tash janë në pushtet do ta shohin që sa lehtë kanë deklaruar atëherë e tash sa të pafuqishëm janë ta ndryshojnë gjendjen në Trepçë”, u shpreh ai.

Ferati thotë se është për keqardhja gjendja e minatorëve që janë në situatë lëmoshe pa paga.

“Shprehi keqardhjen që një potencial kaq i madh industrial që ishte dashur të ketë ndikim të madh në zhvillim lokal e Kosovë e me ardhë në gjendjen për lëmoshë e me mbetë pa paga është për keqardhje”, theksoi Ferati.

Kompleksi metalurgjik Trepça, deri në vitet ’90 kur është përkeqësuar situata politike, është llogaritur si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.

Me rreth 20.000 punëtorë, ai është cilësuar si shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës dhe ish-Jugosllavisë.