Kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës u zgjodh Naim Ismaili

Këshilli i Komunës së Tetovës zgjodhi Naim Ismailin për kryetar të ri. Pro votuan 19 këshilltarë, 11 abstenuan, transmeton Portalb.mk. Komuna e Tetovës mbeti pa kryetar të Këshillit Komunal pasi ish- kryetari Besar Durmishi, nga Kuvendi i RMV-së u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe Punës. Durmishi më 24 qershor mori detyrën e re dhe u ul […]

Kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës u zgjodh Naim Ismaili
Seanca e Këshillit Komunal të Tetovës. Foto: Printscreen nga video live e Komunës së Tetovës (Facebook)

Këshilli i Komunës së Tetovës zgjodhi Naim Ismailin për kryetar të ri. Pro votuan 19 këshilltarë, 11 abstenuan, transmeton Portalb.mk.

Komuna e Tetovës mbeti pa kryetar të Këshillit Komunal pasi ish- kryetari Besar Durmishi, nga Kuvendi i RMV-së u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Durmishi më 24 qershor mori detyrën e re dhe u ul në karrigen e ministrit të Ekonomisë dhe Punës.

Kujtojmë që, Durmishi brenda një viti u zgjodh dy herë kryetar i këshillit. Njëherë pas zgjedhjeve të rregullta lokale në tetor 2021. Ndërsa së dyti në gusht 2022 pasi Tetova shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme për këshillin komunal për shkak se i njëjti nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

Përndryshe, Këshilli Komunal në Tetovë ka 31 anëtarë. Në përbërjen aktuale Lëvizja Besa – 12, BDI – 11, VMRO-DPMNE – 4, LSDM – 2, PDSH – 1 dhe Alternativa – 1. Aleanca për Shqiptarët nuk ka asnjë këshilltar.