Kurti për deklaratën e Macronit: Ne punojmë për paqen e sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur në lidhje me deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron “se Kosova është duke bërë lëvizje të njëanshme”, ka thënë se si qeveri janë duke vendosur sundim të ligjit e rendit publik, si dhe duke siguruar paqe e siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime. Ai u […]

Kurti për deklaratën e Macronit: Ne punojmë për paqen e sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallime
kurti-per-deklaraten-e-macronit:-ne-punojme-per-paqen-e-sigurine-e-te-gjithe-qytetareve-pa-dallime

kurti-per-deklaraten-e-macronit:-ne-punojme-per-paqen-e-sigurine-e-te-gjithe-qytetareve-pa-dallime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur në lidhje me deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron “se Kosova është duke bërë lëvizje të njëanshme”, ka thënë se si qeveri janë duke vendosur sundim të ligjit e rendit publik, si dhe duke siguruar paqe e siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime.

Ai u shpreh se në këtë aspekt duan bashkëpunim të ngushtë edhe nga ndërkombëtarët duke përfshirë edhe Francën, për të cilën shtoi se e konsideron vend mik, aleat e partnere shumë të rëndësishme.

“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik, njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallime. Në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu natyrisht edhe Francën të cilën e konsiderojmë vend mik, aleat, e partner shumë të rëndësishëm edhe në BE edhe në NATO”, ka thënë ai, shkruan EO.