Laura Fazliu e bronztë, sjellë medaljen e pestë olimpike për Kosovën
Medaljen numër pesë për Kosovën e siguroi Laura Fazliu. Ajo e fitoi të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë. Për medalje të bronztë, Laura e mposhti kroaten Katarina Krishto. Laura ishte bartëse e tretë dhe kështu në xhiron e parë ishte e lirë. Në të dytën e mposhti kinezen Jing Tang. Në çerekfinale, Laura e […] The post Laura Fazliu e bronztë, sjellë medaljen e pestë olimpike për Kosovën appeared first on Albinfo.
Medaljen numër pesë për Kosovën e siguroi Laura Fazliu. Ajo e fitoi të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.
Për medalje të bronztë, Laura e mposhti kroaten Katarina Krishto.
Laura ishte bartëse e tretë dhe kështu në xhiron e parë ishte e lirë. Në të dytën e mposhti kinezen Jing Tang.
Në çerekfinale, Laura e kishte përballë legjendën e xhudos, francezen Clarisse Agbegnenou.
Medalja e Laurës është e dyta për Kosovën në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Të dielën medalje të argjendtë fitoi Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë.
Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e parë olimpike për Kosovën, të artën në Rio 2016. Në Tokio 2020, medalje të arta kanë fituar Distria Krasniqi e Nora Gjakova.
The post Laura Fazliu e bronztë, sjellë medaljen e pestë olimpike për Kosovën appeared first on Albinfo.