LDK e PDK thonë se do të dërgojnë projektligjin për KPM-në në Kushtetuese
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM). Ky paralajmërim u bë pas përfunditmit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ndërsa seanca u caktua të jetë të enjten. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se nëse ky projektligj nuk ndrysho […]
![LDK e PDK thonë se do të dërgojnë projektligjin për KPM-në në Kushtetuese](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/656420-ldk-e-pdk-thone-se-do-te-dergojne-projektligjin-per-kpm-ne-ne-kushtetuese.jpg)
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).
Ky paralajmërim u bë pas përfunditmit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ndërsa seanca u caktua të jetë të enjten.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se nëse ky projektligj nuk ndrysho atëherë do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se ky projektligj ka për qëllim kontrollin e mediave të pavarura.