Lëvizja Vetëvendosje nuk e do Listën “Guxo”, që të figurojë brenda fletës së votimit

Subjektet politike deri të premten kanë afat t’i deklarojnë në KQZ koalicionet parazgjedhore për votimet e fillim vitit të ri. Pas 30 gushtit, secili subjekt politik që s’ka deklaruar koalicion deri më 30 gusht do të obligohet të garojë i vetëm në zgjedhjet e 9 shkurtit. E për këtë si duken veç se kanë nisur […]

Lëvizja Vetëvendosje nuk e do Listën “Guxo”, që të figurojë brenda fletës së votimit
levizja-vetevendosje-nuk-e-do-listen-“guxo”,-qe-te-figuroje-brenda-fletes-se-votimit

levizja-vetevendosje-nuk-e-do-listen-“guxo”,-qe-te-figuroje-brenda-fletes-se-votimit

Subjektet politike deri të premten kanë afat t’i deklarojnë në KQZ koalicionet parazgjedhore për votimet e fillim vitit të ri. Pas 30 gushtit, secili subjekt politik që s’ka deklaruar koalicion deri më 30 gusht do të obligohet të garojë i vetëm në zgjedhjet e 9 shkurtit.

E për këtë si duken veç se kanë nisur problemet brenda koalicionit qeverisë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista “Guxo”, që drejtohet nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

Front Online mëson nga diskutimet e brendshme që janë ende duke i zhvilluar brenda këtyre dy subjekteve, se telashet janë së si të hynë në liste zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po e pranon Listën “Guxo”, që të figurojë si subjekt politikë brenda fletës së votimit dhe i regjistruar në KQZ por, që të jenë në një liste të përbashkët sikur ishin ë zgjedhjet e kaluar.

“Ne natyrisht se nuk pranojmë të jemi si një subjekt i vetëm  politike, ne jem te regjistruar si parti politike dhe kemi organet tona, po i vazhdojmë diskutimet me VV-në, por ende jemi larg qëndrimeve. Kërkesa e tyre është që të garojmë me një liste të përbashkët sikur ne zgjedhjet e kaluare dhe se arsyetimi i tyre është që edhe partia e Mimoza Kusarit, është subjekt politike por, që nuk figuron si koalicion, kjo natyrisht se nuk vlen për ne dhe se ne jem parti politike kem shumë dege të krijuara dhe se nuk pranojmë një gjë të tillë” ka thënë në kushte anonimiteti për Front Online.

I kontaktuar nga Front Online Burim Karameta nga Lista Guxo ka thënë se sonte në mbrëmje do të merret vendimi rreth formës se si do të garoj ky subjekt politik në zgjedhjet parlamentare.

Më 9 shkurt 2025, qytetarët në Kosovë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur ligjvënësit e rinj në Kuvend dhe qeverinë që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Ndryshe,  deri tash vetëm AAK e Nisma kanë deklaruar koalicion parazgjedhor.