Mbahet Maratona “Prishtina 2024”, marrin pjesë mbi 500 atletë

Ka nisur ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona “Prishtina 2024”, nën organizimin e Federatës Atletike të Kosovës me moton “Vrapo pa kufi”. Drejtuesit e Federatës, këshillit organizativ dhe komunës së Prishtinës, më kohë kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ngjarje sportive që kalon kufijtë. Mbi 500 atletë nga e […]

Mbahet Maratona “Prishtina 2024”, marrin pjesë mbi 500 atletë
mbahet-maratona-“prishtina-2024”,-marrin-pjese-mbi-500-atlete

mbahet-maratona-“prishtina-2024”,-marrin-pjese-mbi-500-atlete

Ka nisur ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona “Prishtina 2024”, nën organizimin e Federatës Atletike të Kosovës me moton “Vrapo pa kufi”.

Drejtuesit e Federatës, këshillit organizativ dhe komunës së Prishtinës, më kohë kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ngjarje sportive që kalon kufijtë.

Mbi 500 atletë nga e mbarë bota, kanë nisur garën në disiplinën 2 kilometërshe, 5 km, edhe 10, 21 dhe 42 kilometra.

Risi e kësaj Maratona ‘Prishtina 2024’ është edhe pjesëmarrja e kampiones së Evropës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega, e cila po vrapon në disiplinën 42 kilometra

Ceremonia e shpalljes së fituesve është caktuar të mbahet në orën 12:30.