Mbi 14 mijë fëmijë në RMV shfrytëzuan mbrojtjen sociale në vitin 2023

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoninë e Veriut, numri i përgjithshëm i personave të mitur shfrytëzues të mbrojtjes sociale gjatë vitit 2023 është 14,962, ndërsa numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve të rritur është 55,028, raporton Portalb.mk. Nga të drejtat e përgjithshme të mbrojtjes sociale te shfrytëzuesit e mitur, pjesëmarrje më të […]

Mbi 14 mijë fëmijë në RMV shfrytëzuan mbrojtjen sociale në vitin 2023
Fëmijë që lypin në Strugë/ Fotografuar nga SH.A - Portalb.mk / Mars 2024

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoninë e Veriut, numri i përgjithshëm i personave të mitur shfrytëzues të mbrojtjes sociale gjatë vitit 2023 është 14,962, ndërsa numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve të rritur është 55,028, raporton Portalb.mk.

Nga të drejtat e përgjithshme të mbrojtjes sociale te shfrytëzuesit e mitur, pjesëmarrje më të madhe kanë shërbimet e punës sociale, e cila arrin në 45.1%, ndërkaq te të rriturit kanë shërbimet për mbrojtje sociale që arrin shifrat 83.5%.

Gjatë vitit të kaluar 35,380 kryefamiljarë (numër i amvisërive) ishin shfrytëzues shfrytëzuesve të ndihmës së garantuar minimale.