Nga data 1 korrik fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Të hënën nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën The post Nga data 1 korrik fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën appeared first on Albinfo.

Nga data 1 korrik fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

 

Bëhet e ditur se nga data 1 korrik fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën, përcjell albinfo.ch.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se nga e hëna [1 korrik] të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

Hekuran Murati, bashkë me ministrin Sveçla, Guvernatorin Ismaili dhe BKS-në, sot kanë nënshkruar edhe marrëveshjen, e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.

Duke filluar nga e hëna, më 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.

Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jokomerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.

Postimi i plotë i ministrit Murati

Mirësevini në vendlindje!

Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS-së brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.

 

The post Nga data 1 korrik fillon subvencionimi i policës kufitare për mërgatën appeared first on Albinfo.