Nxënësit e komuniteteve në Prizren ankohen se nuk janë pajisur me libra

Shumë nxënës në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ dhe ‘Mati Logoreci’ nuk janë pajisur me libra, kjo pasi ata nuk i kanë marrë ende mjetet nga Ministria e Arsimit. Nxënësit janë mund “Për shkak se i kam huazuar edhe disa libra nga viti i kaluar që na kanë dhënë shkollat dhe kanë qenë të përdorura, pasi këtë […]

Nxënësit e komuniteteve në Prizren ankohen se nuk janë pajisur me libra
nxenesit-e-komuniteteve-ne-prizren-ankohen-se-nuk-jane-pajisur-me-libra

nxenesit-e-komuniteteve-ne-prizren-ankohen-se-nuk-jane-pajisur-me-libra

Shumë nxënës në shkollën ‘Motrat Qiriazi’ dhe ‘Mati Logoreci’ nuk janë pajisur me libra, kjo pasi ata nuk i kanë marrë ende mjetet nga Ministria e Arsimit. Nxënësit janë mund

“Për shkak se i kam huazuar edhe disa libra nga viti i kaluar që na kanë dhënë shkollat dhe kanë qenë të përdorura, pasi këtë vit kanë qenë më shtrenjtë se vitin e kaluar”, tha për RTK, Marigona Bajraktari- Nxënëse e klasës së IX.

“Disa i kam blerë vetë se jam regjistruar por nuk më kanë ardhur paret, disa po i marr të përdorura”, tha Agim Brando, nxënës i klasës së IX.

“Vëllai aka aplikua kanë ardhur paret për mua jo”, tha Alara Shishko, nxënëse e klasës së IX

Se nxënësit janë pajisur me libra të vitit të kaluar e konfirmon edhe një mësimdhënës. “Një pjesë e vogël prej tyre që nuk i kanë marrë mjetet janë furnizuar me libra të viteve të kaluara, ndërsa një pjesë e tyre kanë hasur në vështirësi për shkak se libraritë që ekzistojnë në qytetin tonë kanë pas mungesa, mirëpo ato mungesa po i plotësojnë dita ditës dhe nxënësit po furnizohen”, tha Albion Gallapeni, mësimdhënës.

“Ne po mundohemi që t’i mbledhim ato të dhëna dhe ditët e ardhshme do t’i dërgojmë në DKA me qëllim që edhe këtyre të ju dalin mjetet në llogari. Nëse numri i tyre është 20-30 nuk mund të themi se është numër i vogël”, tha për RTK, Ekrem Bajraktari, drejtor i shkollës ” Motrat Qiorjazi”

Në shkollën multietnike “Mati Logoreci” pothuajse 90% e nxënësve që mësojnë në gjuhën turke e boshnjake nuk kanë libra.

“Në mësimin në gjuhën shqipe, shumica janë pajisure me libra. Më shumë është e theksuar tek komuniteti turk dhe boshnjak, ku 90% e nxënësve nuk janë të pajisur me libra. Gjatë bashkëbisedimit që kemi pasur me mësimdhënës , është vërejtur se tekstet mësimore e tejkalojnë shumën e rimbursuar nga ministria e arsimit”, tha Hilmi Rexhaj, drejtor i shkollës ” Mati Logoreci”.

Shumica e prindërve kanë arritur që tekstet shkollore t’i sigurojnë me buxhetin e tyre, ndërsa janë në pritje të subvencionimit nga Ministria e Arsimit.