Sot mbahet sesioni i radhës i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, merr pjesë Osmani

Liderë nga mbarë bota do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që i fillon punimet sot në New York. E pranishme aty do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në fokus do të jenë krizat dhe konfliktet më të mprehta që po kalon bota, […] The post Sot mbahet sesioni i radhës i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, merr pjesë Osmani appeared first on Albinfo.

Sot mbahet sesioni i radhës i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, merr pjesë Osmani

Liderë nga mbarë bota do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që i fillon punimet sot në New York.

E pranishme aty do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në fokus do të jenë krizat dhe konfliktet më të mprehta që po kalon bota, kryesisht luftërat në Gaza, Ukrainë e Sudan.

Në një agjendë të ngjeshur që nis të dielën me samitin e së ardhmes dhe vijon për disa ditë, është parashikuar të zhvillohet edhe një takim mes Shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, sesioni i OKB-së në New York do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Josep Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

 

The post Sot mbahet sesioni i radhës i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, merr pjesë Osmani appeared first on Albinfo.