OKB-ja thotë se gjashtë punëtorë të saj u vranë nga një sulm izraelit në Gazë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, ka thënë se gjashtë punonjës të saj janë vrarë nga një sulm ajror izraelit në njërën prej shkollave që i udhëheq ajo në Gazën qendrore. Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmud Bassal, tha se 18 njerëz u vranë të mërkurën nga sulmi në shkollën al-Jaouni, [...]Read More...

OKB-ja thotë se gjashtë punëtorë të saj u vranë nga një sulm izraelit në Gazë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, UNRWA, ka thënë se gjashtë punonjës të saj janë vrarë nga një sulm ajror izraelit në njërën prej shkollave që i udhëheq ajo në Gazën qendrore.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmud Bassal, tha se 18 njerëz u vranë të mërkurën nga sulmi në shkollën al-Jaouni, në kampin e refugjatëve Nuseirat, i cili po përdoret si strehimore për mijëra palestinezë të zhvendosur.

Ushtria izraelite thotë se kreu një “sulm preciz ndaj terroristëve” që planifikonin sulme nga shkolla, dhe se kishte marrë masa për ta shmangur dëmtimin e civilëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ky sulm përbën “shkelje dramatike të ligjit ndërkombëtar humanitar”.

Hamasi – i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e mohon se i përdor shkollat dhe zonat civile për qëllime ushtarake.

Izraeli e ka nisur luftën në Gazë si hakmarrje ndaj sulmeve të Hamasit në tokën izraelite më 7 tetor, në të cilat militantët kanë vrarë 1.200 njerëz dhe kanë marrë peng 240 të tjerë.

Si pasojë e fushatës ushtarake tokësore dhe ajrore të Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 41.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.