Opozita: Kurti po i bënë dëm Kosovës, e solli në raporte të kushtëzuara me aleatët

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ditë më parë deklaroi se Kosova duhet të bëjë hapa të shpejtë në drejtim të Asociacionit. Rohde tha se qeveria e Kosovës duhet t’i kryej “detyrat e shtëpisë” për të cilat është e obliguar. “Ia kemi bërë shumë të qartë që duhet lëvizje (drejt Asociacionit). Sepse kjo edhe nënvizon përkushtimin e […]

Opozita: Kurti po i bënë dëm Kosovës, e solli në raporte të kushtëzuara me aleatët

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ditë më parë deklaroi se Kosova duhet të bëjë hapa të shpejtë në drejtim të Asociacionit. Rohde tha se qeveria e Kosovës duhet t’i kryej “detyrat e shtëpisë” për të cilat është e obliguar.

“Ia kemi bërë shumë të qartë që duhet lëvizje (drejt Asociacionit). Sepse kjo edhe nënvizon përkushtimin e Kosovës për të drejtat e pakicave. Sepse është edhe obligim. Po flasim këtu për obligim të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës nga 2015. Qeveritë s’kanë lëvizur drejt asaj; dhe kur ju doni të bëheni anëtare e një organizate siç është KiE-ja; e që në veçanti është e angazhuar në të drejtat e pakicave, kjo është e rëndësishme. Dhe, përsëri, qeveritë vendosin me 2/3 të votave; e Gjermania e ka veç një votë, dhe ju keni diku 10 mosnjohës në KiE. Pra, është sfidë t’i arrini këto vota, dhe, në mënyrë që miqtë e juaj të votojnë për ju, por edhe vendet skeptike, ju duhet t’i bëni detyrat e shtëpisë. Dhe Asociacioni nuk është bërë”, ishte deklarata e Rohdes.

Për opozitën dhe njohësit e çështjeve politike, Kurti veçse e ka pranuar me marrëveshje themelimin e Asociacionit, por sipas tyre, po kërkon ta shtyejë kohën. Kryeministri i vendit po akuzohet nga opozita se ai vetë po i nënshkruan marrëveshjet dhe pastaj nuk po i implementon poato marrëveshje duke e sjellë Kosovën në raporte të kushtëzuara me ndërkombëtarët.

Haziri: Kurti e solli Kosovën në partneritet të kushtëzuar me ndërkombëtarët, ashtu siç i ka Serbia

Lutfi Haziri nga LDK thotë për “Front Online” thotë se Kurti i ka sjellur Kosovës raportë të kushtëzuara me partnerët ndërkombëtar.

Haziri thotë se Kurti i ka konfirmuar kushtëzimet e radhës duke e kushtëzuar implementimin e marrëveshjes së nënshkruar nga vetë ai.

“Deklarata e ambasadorit gjerman, Rohde dhe në anën tjetër të Borell kërkojnë veprime të shpejta, të pritura në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar të Kurtit në vitin 2023. Këto marrëdhënie të Kurtit edhe me ambasadorin gjerman dhe shtetin e tij, edhe me përfaqësues tjerë të lartë janë të kushtëzuara. Kurti i ka konfirmuar kushtëzimet e radhës duke e kushtëzuar implementimin e marrëveshjes”, tha ai.

Haziri poashtu thotë se kryeministri bënë marrëveshje vet dhe pastaj po atë marrëveshje refuzon ta implementoj, siç është rasti i themelimit të Asociacionit.

“Në njërën anë bënë një marrëveshje të keqe, në anën tjetër e kushtëzon masndej implementimin e po asaj marrëveshje. Ky është raport i ri që Kurti ia ka sjellë Kosovës, raport I kushtëzuar. “

Nënkryetari i LDK-së thotë se Serbia ishte ajo që kishte marrëdhënie të kushtëzuara, tash Kurti ia solli Kosovës një raport të tillë, pra partneritet i kushtëzuar, ku sipas tij, Kosova do ta vuaj këtë kushtëzim.

“Serbia ka pas marrëdhenië të kushtëzuara, marrëdhënie lufte, marrëdhenie paqe por të kushtëzuar me BE-në, NATO-n dhe SHBA-në dhe Kosova ka pasur marrëdhënie të partneritetit, besimi, mbështetje dhe të pakushtëuzara. Pra, Kurti e solli në partneritet të kushtëzuar. Kështu që z.Kurti e ka sjellë, diçka që Kosova do ta vuaj prapë”, tha Haziri për Front Online.

Ahmetaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin, tashmë po kërkon vetëm të shtyejë kohën

Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e PDK-së, për FrontOnline, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar marrëveshjen për Asociacionin.

‘’Ai e ka pranuar Marrëveshjen për Asociacionin’’, thotë Ahmetaj.

Nënkryetarja e PDK-së, deklaron se Kurti meqë është në fund të mandatit po mundohet të fitoj kohë për këtë çështje.

‘’Ai po mundohet të fitoj kohë, për të cilën është dakorduar’’, shprehet ajo.

Ahmetaj, potencon po ashtu se që kryeministri Kurti e ka pranuar marrëveshjen e thotë edhe takimi i tij i fundit në Bruksel.

‘’Edhe pardje në Bruksel është parë kjo’’, deklaroj ajo.

Arifi: S’besoj që Qeveria ‘Kurti’ do t’i zbatoj marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, nuk ka disponim politik

Njohësi I çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë për “Front Online” se Qeveria gjermane drejtëpërdrejtë po kërkon përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës që ta themeloj Asocicacionin dhe të vazhdoj me zbatimin e marrëveshjes.

Mirëpo, Arifi thekson se është e paqartë se çfarë përfiton Kosova për t’i zbatuar këto kërkesa, duke e quajtur fajtore qeverinë e Kosovës.

“Qeveria gjermane drejtëpërdrejtë po kërkon përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës që ta themeloj Asocicacionin dhe të vazhdoj me zbatimin e marrëveshjes. Po e thonë në formë unilaterale që Kosova me i zbatu marrëveshjet e zotuara në Bruksel dhe në Ohër. Ajo se çka nuk është e qartë është se çka do të përfitoj Kosova konkretisht, jo vetëm për t’i marrë disa lekë për me i zbatu disa marrëveshje që është ndërshtetërore por a përfiton Kosova anëtarësimin në NATO dhe njohje nga pesë vendet e BE-së?”, thotë ai.

Arifi thotë se nuk beson që Kurti do ta zbatoj marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit sepse nuk ka disponim as politik por as qytetarë për tu bërë një gjë e tillë

“Këtu s’është fajtore qeveria gjermane por ajo e Kosovëse cila nuk po i specifikon/qartëson gjërat. Pra, ne po e bëjmë a e marrim këtë apo atë. Unë nuk besoj që qeveria Kurti do ta zbatoj marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit sepse nuk ka disponim as politik por as qytetarë për tu bërë një gjë e tillë. Po besoj që do të shkohet në zgjedhje nëse veç bëhet në presion më i madh para se të mirret një vendim kaq i madh dhe shtetëror”, tha Arifi.