Osmani: Kam pranuar me shkrim nga Kurti datën e preferuar për zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ka pranuar me shkrim nga kryetari i LVV-së, njëkohësisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, datën e preferuar sipas tyre për mbajtjen e zgjedhjeve. Osmani tha se partive politike u është dhënë kohë deri në fund të kësaj jave që ta ngrisin ndonjë çështje shtesë nëse ata kanë. […] The post Osmani: Kam pranuar me shkrim nga Kurti datën e preferuar për zgjedhje appeared first on Albinfo.

Osmani: Kam pranuar me shkrim nga Kurti datën e preferuar për zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ka pranuar me shkrim nga kryetari i LVV-së, njëkohësisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, datën e preferuar sipas tyre për mbajtjen e zgjedhjeve.

Osmani tha se partive politike u është dhënë kohë deri në fund të kësaj jave që ta ngrisin ndonjë çështje shtesë nëse ata kanë.

“S’po e bëj të ditur sot datën. Megjithatë u kemi dhënë partive kohë deri në fund të kësaj jave që në qoftë se e kanë ndonjë çështje shtesë që nuk e kanë ngritur atë ditë, ta ngrisim atë… Do të kemi kohë deri nesër në fund të orarit për të dëgjuar nëse kanë mendime shtesë. Pasi të përfundojë orari, nesër ulemi, dëgjoj vlerësimet e kabinetit tim, ekipit ligjor. Ata i kanë çështjet që janë ngritur nga të gjitha partitë. Por, në fund është diskrecion i institucionit të presidencës për ta zgjedhur datën. Nuk besoj që ka ndonjë dallim një javë më shumë një javë më pak. Nuk besoj që bën ndonjë diferencë të madhe… Kemi njoftuar publikun para dy ditësh që kryetari i LVV-së, njëkohësisht kryeministri më ka njoftuar me shkrim lidhur me datën e preferuar të LVV-së”, tha Osmani gjatë vizitës së saj në Viti.

 

The post Osmani: Kam pranuar me shkrim nga Kurti datën e preferuar për zgjedhje appeared first on Albinfo.