Osmani: Në marshin e FSK-së dhe Policisë, ngërthehet historia dhe sakrifica e një populli që luftoi për liri dhe pavarësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë një video të shkurtër të marshit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Ajo ka shkruar se secili marsh është i lidhur me historinë e një populli për liri dhe pavarësi. “Në marshin e secilit pjesëtar të FSK-së dhe […]

Osmani: Në marshin e FSK-së dhe Policisë, ngërthehet historia dhe sakrifica e një populli që luftoi për liri dhe pavarësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë një video të shkurtër të marshit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ajo ka shkruar se secili marsh është i lidhur me historinë e një populli për liri dhe pavarësi.

“Në marshin e secilit pjesëtar të FSK-së dhe të Policisë, ngërthehet historia dhe sakrifica e një populli që ka luftuar për liri dhe pavarësi”, ka shkruar ajo.

“Vajza dhe djem, përpara përherë me dinjitet, krenari e besnikëri!”, ka shtuar presidentja Osmani.