Pasojat që mund t’i vuajë Kosova me plakjen e popullsisë

Kosova si shteti më i ri evropian krenohej me popullsinë më të re. Mirëpo kjo popullsi ka nisur të plaket. Dhe Kosova pasojat e kësaj mund t’i ndiej më vonë. Ashtu si Gjermania dhe Franca dhe shtete të tjera evropiane. Në vitin 2011 kur ishte bërë matja e fundit dilte se mosha mesatare e popullsisë […]

Pasojat që mund t’i vuajë Kosova me plakjen e popullsisë
pasojat-qe-mund-t’i-vuaje-kosova-me-plakjen-e-popullsise

pasojat-qe-mund-t’i-vuaje-kosova-me-plakjen-e-popullsise

Kosova si shteti më i ri evropian krenohej me popullsinë më të re. Mirëpo kjo popullsi ka nisur të plaket. Dhe Kosova pasojat e kësaj mund t’i ndiej më vonë. Ashtu si Gjermania dhe Franca dhe shtete të tjera evropiane.

Në vitin 2011 kur ishte bërë matja e fundit dilte se mosha mesatare e popullsisë ishte 29.97 vjet.

13 vjet më vonë, mesatarja është ngritur në 34.82 vjet, rritje për 4.85 vjet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten ka thënë se realizimi i regjistrimit të popullsisë ka qenë një nga projektet më me prioritet të Qeverisë së Republikës së Kosovës gjatë këtij viti, duke marrë parasysh rëndësinë e të dhënave në kohë si dhe rundin e regjistrimeve globale (2015-2024).

“Ky regjistrim nuk është thjesht një ushtrim statistikor; është një reflektim i përkushtimit tonë për të kuptuar dhe adresuar nevojat e popullatës sonë – duke siguruar si shpërndarje të barabartë të burimeve po ashtu edhe hedhje të bazave për vendimmarrje të informuar që do të formësojë të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Por plakja e popullsisë sjell pasoja të mëdha për ekonominë, shoqërinë dhe politikën. Dhe këtë mund ta tregojnë më së miri shtetet evropiane, përfshirë dy prej ekonomive më të mëdha të Evropës, Gjermaninë dhe Francën.

Plakja e popullsisë kërkon riformulimin e politikave të pensioneve dhe të shëndetësisë. Shumë vende janë detyruar të rrisin moshën e daljes në pension dhe të reformojnë sistemet e pensioneve për të mbajtur qëndrueshmërinë financiare.

Reformat pensionale

Në Francë dhe Itali, reformat e pensioneve kanë qenë të domosdoshme për të mbajtur në ekuilibër sistemet e tyre sociale.

Gjatë vitit 2023, një prej sfidave kryesore të presidentit Emmanuel Macron ka qenë edhe ngritja e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjeç.

Që prej muajit janar deri më 15 prill të vitit 2023 ishin mbajtur 12 ditë protesta kundër reformave pensionale.

Presidenti Macron kishte deklaruar se reformat janë esenciale për të parandaluar shembjen e sistemit pensional. Në muajin mars, qeveria franceze kishte përdorur një të drejtë të veçantë kushtetuese për të detyruar miratimin e ligjit pa votim në Asamblenë Kombëtare.

Në vendet evropiane, për shembull, shpenzimet për kujdesin shëndetësor dhe social për të moshuarit përbëjnë një pjesë të madhe të buxhetit publik.

Sipas raportit të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, shpenzimet për kujdesin afatgjatë pritet të dyfishohen deri në vitin 2050.

Ndërkaq, një raport nga European Commission thekson se rritja e numrit të të moshuarve do të kërkojë rritjen e investimeve në kujdesin shëndetësor dhe social, duke ushtruar presion mbi financat publike .

Fuqia punëtore

Pasoja mund të ketë edhe në fuqinë punëtore. Këtë më së miri e tregon edhe Gjermania.

Vitin e kaluar Gjermania ka rishikuar politikat e migracionit për të inkurajuar imigracionin e punëtorëve të rinj dhe të kualifikuar me qëllim që të kompensonte plakjen e popullsisë.

Gjermania ka miratuar ligje të reja për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar nga vendet e treta, siç është Kosova, që të përmbushë nevojat e tregut të punës.

Në Gjermani popullsia në moshë pune pritet të bjerë me rreth 4-6 milionë persona deri në vitin 2030.

Gjithashtu një popullsi më e moshuar mund të çojë në rritje më të ngadaltë ekonomike për shkak të konsumit më të ulët dhe kursimeve më të larta.

Inovacioni

Një popullsi më e moshuar ka tendencë të jetë më pak inovative dhe më pak e gatshme për të pranuar teknologji të reja. Kjo mund të ndikojë negativisht në produktivitetin e përgjithshëm të ekonomisë.

Studimet tregojnë se vendet me popullsi të reja kanë nivele më të larta të inovacionit dhe adaptimit të teknologjive të reja./Reporteri.net