Për herë të parë vendoset njëra nga tabelat identifikuese e KOSTT në Vallaç të Zveçanit

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka vendosur njërën nga tabelat identifikuese në nënstacionin në Vallaç të Zveçanit. Këtë e ka bërë të ditur sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, shkruan Front Online. Në një postim në rrjetin social Facebook, Manxhuka ka thënë se për […]

Për herë të parë vendoset njëra nga tabelat identifikuese e KOSTT në Vallaç të Zveçanit

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka vendosur njërën nga tabelat identifikuese në nënstacionin në Vallaç të Zveçanit.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, shkruan Front Online.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Manxhuka ka thënë se për herë të parë ekipe të KOSTT kanë vendosur njërën nga tableat identifikuese në Vallaç.

Postimi i plotë:
Qershor 2024
Për herë të parë:
Ekipe të KOSTT kanë vendosur njërën nga tabelat identifikuese të KOSTT në Nënstacionin Vallaç, i cili gjendet në komunën e Zveçanit.