Persona të armatosur ekzekutojnë efektivin e policisë në Iran

Një polic u vra nga “persona të armatosur” në provincën Sistan-Baluchistan, e cila kufizohet me Pakistanin dhe Afganistanin, në Iranin juglindor. “Kreu i departamentit të hetimit të krimit të Hashit u vra nga persona të armatosur para shtëpisë së tij”, raportoi agjencia e lajmeve IRNA. Grupi xhihadist sunit me bazë në Pakistan, Jaish al-Adl që cila vepron në [...]Read More...

Persona të armatosur ekzekutojnë efektivin e policisë në Iran

Një polic u vra nga “persona të armatosur” në provincën Sistan-Baluchistan, e cila kufizohet me Pakistanin dhe Afganistanin, në Iranin juglindor.

“Kreu i departamentit të hetimit të krimit të Hashit u vra nga persona të armatosur para shtëpisë së tij”, raportoi agjencia e lajmeve IRNA.

Grupi xhihadist sunit me bazë në Pakistan, Jaish al-Adl që cila vepron në Iranin juglindor, mori përgjegjësinë për sulmin.

Irani e përshkruan Jaish al-Adl si një “organizatë terroriste”. Sistan-Baluchistan, një nga rajonet më të varfra të Iranit, është shtëpia e një pjese të madhe të pakicës Baloch, e cila i përket Islamit Sunit, ndërsa qytetarët e Republikës Islamike janë kryesisht shiitë.

Forcat iraniane të sigurisë, nga njëra anë dhe anëtarët e pakicës Baluch, organizatat radikale sunite dhe trafikantët e drogës janë përfshirë në përleshje sporadike të përgjakshme në ato zona.