Petkoviq i reagon Sveçlës: Po i frikësohesh një pamfleti me imazhin e Vuçiqit, mund të mburresh vetëm në rrjete sociale

“I frikësohet edhe një pamfleti me imazhin e Aleksandër Vuçiqit që dikush e ka ngjitur. E vetmja gjë që mund të bëjë është të mburret në rrjetet sociale!”. Ky është reagimi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ndaj postimit të ministrit të Punëve Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla lidhur […]

Petkoviq i reagon Sveçlës: Po i frikësohesh një pamfleti me imazhin e Vuçiqit, mund të mburresh vetëm në rrjete sociale


“I frikësohet edhe një pamfleti me imazhin e Aleksandër Vuçiqit që dikush e ka ngjitur. E vetmja gjë që mund të bëjë është të mburret në rrjetet sociale!”. Ky është reagimi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ndaj postimit të ministrit të Punëve Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla lidhur me pamfletet që u vendosën në veri të Kosovës.

Disa fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me mbishkrimin “komandant suprem, po të presim!” u vendosën në katër komunat veriore të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendosjes së disa posterëve në veri me imazhin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një reagim të bërë në Facebook, Sveçla thotë se nëse Vuçiqi është nisur pa kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, atëherë ai do të arrestohet.