Mbështetja e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik, temë diskutimi në takimin e Gërvallës me Zupançiq
Zgjerimi i bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, mbështetja e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, siguria në rajon dhe bashkëpunimi në iniciativa rajonale që për qëllim kanë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, ishin temat në fokus të takimit mes Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla […]
![Mbështetja e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik, temë diskutimi në takimin e Gërvallës me Zupançiq](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/658302-mbeshtetja-e-kosoves-ne-rrugen-e-integrimit-euroatlantik-teme-diskutimi-ne-takimin-e-gervalles-me-zupanciq.jpg)
Zgjerimi i bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, mbështetja e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, siguria në rajon dhe bashkëpunimi në iniciativa rajonale që për qëllim kanë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, ishin temat në fokus të takimit mes Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Kryetares së Parlamentit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar-Zupançiq, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Kosovë.
Në komunikatën për media thuhet se gjatë këtij takimi Gërvalla e falënderoi Klakoçar-Zupançiq për mbështetjen që deputetët slloven i kanë dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Ministrja Gërvalla në takim me kryeparlamentaren sllovene paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës në shumë fusha dhe mundësitë e mëdha të investimeve në vendin tonë, duke theksuar potencialin e madh të të rinjve”.
“Më tej Ministrja Gërvalla dhe Kryetarja Zupançiq riafirmuan përkushtimin e tyre për të thelluar më tej bashkëpunimin bilateral dhe për të eksploruar mundësi të reja që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e të dy vendeve”, thuhet tutje në komunikatë.