Policia e Kosovës bastis një hotel në Banjskë, gjen armë e pajisje ushtarake

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Elshani, tha se besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskës, në shtator të vitit 2023 The post Policia e Kosovës bastis një hotel në Banjskë, gjen armë e pajisje ushtarake appeared first on Albinfo.

Policia e Kosovës bastis një hotel në Banjskë, gjen armë e pajisje ushtarake

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin “Rajska Banja” dhe kemi gjetur 2 jelekë antiplumb, AK-47, 8 karikatorë me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake”, ka thënë Elshani.

Zëvendësdrejtori Elshani tha se besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskës.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, rreth orës 02:43 minuta, veriu i vendi u trondit nga një sulm i një grupi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kurse zyrtari policor Alban Rashiti u plagos dhe një tjetër u lëndua.

 

The post Policia e Kosovës bastis një hotel në Banjskë, gjen armë e pajisje ushtarake appeared first on Albinfo.