Presidentja Osmani në Samitin e SEECP në Shkup, Serbinë e përfaqëson Ministri i Jashtëm Marko Gjuriq
Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi familjare që u realizua në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). “Në Shkup për Samitin e SEECP, së bashku me liderët e tjerë dhe përfaqësuesit nga rajoni”, ka thënë Osmani në platformën X. Në këtë samit, Osmani iu bashkua […]
![Presidentja Osmani në Samitin e SEECP në Shkup, Serbinë e përfaqëson Ministri i Jashtëm Marko Gjuriq](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/654052-presidentja-osmani-ne-samitin-e-seecp-ne-shkup-serbine-e-perfaqeson-ministri-i-jashtem-marko-gjuriq.jpg)
Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi familjare që u realizua në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
“Në Shkup për Samitin e SEECP, së bashku me liderët e tjerë dhe përfaqësuesit nga rajoni”, ka thënë Osmani në platformën X.
Në këtë samit, Osmani iu bashkua krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.
In Skopje for the SEECP Summit, alongside fellow leaders and representatives from the region.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 13, 2024