Presidentja Siljanovska Davkova takoi ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pritur sot ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja. Në takim u shkëmbyen mendime për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, si dhe u përshëndet dialogu i hapur dhe konstruktiv për çështje me interes të përbashkët dhe më të gjerë, transmeton Portalb.mk. Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për […]

Presidentja Siljanovska Davkova takoi ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pritur sot ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja. Në takim u shkëmbyen mendime për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, si dhe u përshëndet dialogu i hapur dhe konstruktiv për çështje me interes të përbashkët dhe më të gjerë, transmeton Portalb.mk.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun e shkëlqyer politik në nivelin më të lartë dhe shprehu pritjen që trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, si partneri ynë i rëndësishëm tregtar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Në kontekst të perspektivave evropiane dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta, presidentja Siljanovska Davkova shprehu mbështetjen për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe pjesëmarrjen në formate të ndryshme të bashkëpunimit rajonal dhe theksoi gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në të gjitha fushat ku kemi ekspertizën e duhur”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në rajon, për bashkëpunimin në kuadër të nismave rajonale, si dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërkufitar përmes shfrytëzimit të fondeve të Bashkimit Evropian.