Prishtinë: Një i vdekur e 14 të lënduar si pasojë e një aksidenti

Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një autobusi në Keqekollë të Prishtinës. Lajmi është konfirmuar për media në Kosova nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur […] The post Prishtinë: Një i vdekur e 14 të lënduar si pasojë e një aksidenti appeared first on Albinfo.

Prishtinë: Një i vdekur e 14 të lënduar si pasojë e një aksidenti

Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një autobusi në Keqekollë të Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar për media në Kosova nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.

Tutje, ai ka deklaruar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

 

The post Prishtinë: Një i vdekur e 14 të lënduar si pasojë e një aksidenti appeared first on Albinfo.