Qarku Unna në Gjermani dhuron donacion një automjet zjarrfikëse për komunën e Shtimes

Këtë të diele, komuna e Shtimes ka pranuar një automjet zjarrfikës donacion nga qarku Unna i Gjermanisë. “Në prani të mikut të Shtimes dhe të gjithë kombit shqiptar, ish-deputetit të Kuvendit të NRË-së, z. Falk Heinrichs me vendlindje në Wahlbach nga ku ka ardhur ky automjet, jemi të lumtur që pranuam tashmë edhe automjetin e […] The post Qarku Unna në Gjermani dhuron donacion një automjet zjarrfikëse për komunën e Shtimes appeared first on Albinfo.

Qarku Unna në Gjermani dhuron donacion një automjet zjarrfikëse për komunën e Shtimes

Këtë të diele, komuna e Shtimes ka pranuar një automjet zjarrfikës donacion nga qarku Unna i Gjermanisë.

“Në prani të mikut të Shtimes dhe të gjithë kombit shqiptar, ish-deputetit të Kuvendit të NRË-së, z. Falk Heinrichs me vendlindje në Wahlbach nga ku ka ardhur ky automjet, jemi të lumtur që pranuam tashmë edhe automjetin e zjarrfikësve si donacion nga miqtë dhe partnerët tanë të dashur nga Qarku Unna në Nordrhein Westfalen, në Gjermani. Ky automjet i ri dhe modern që nga sot do të luajë rol kyç në rritjen e kapacitetit dhe efikasitetit të shërbimit tonë lokal të zjarrfikësve, duke ndihmuar në mbrojtjen e Komunës tonë dhe reagimin më të shpejtë e më efektiv ndaj situatave emergjente të zjarreve”, ka thënë kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Ai ka shtuar se ky donacion është dëshmi e fortë e bashkëpunimit të frytshëm dhe të suksesshëm që kemi ndërtuar me partnerët tanë gjermanë, sidomos nga vizita jonë e fundit në këtë rajon me takime të nivelit të lartë udhëheqës.

“Falë këtij partneriteti, me ndihmën dhe përkushtimin e Qytetarit të Nderit të Shtimes, z. Hartmut Ganzke, MdL më parë patëm pranuar edhe një automjet për mbledhjen e mbeturinave, i cili rritë ndieshëm kapacitetin tonë për higjienë publike si dhe për menaxhim të mbeturinave”, ka shkruar Aliu.

Bashkëpunimi ynë me partnerët e Qarkut Unna është shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrihet kur punojmë së bashku për një qëllim të përbashkët dhe për të mirën e banorëve tanë.

 

The post Qarku Unna në Gjermani dhuron donacion një automjet zjarrfikëse për komunën e Shtimes appeared first on Albinfo.