“Radha e Hashim Thaçit”, Grenell reagon pasi u rrëzua një nga aktakuzat më të forta kundër Trump’it

Gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon e ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump, raporton CNN. Në një vendim të hënën, Cannon tha se emërimi i prokurorit special Jack Smith e shkel Kushtetutën. Për këtë ka reaguar Richard Grenell, emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump. Ai ka thënë […]

“Radha e Hashim Thaçit”, Grenell reagon pasi u rrëzua një nga aktakuzat më të forta kundër Trump’it
“radha-e-hashim-thacit”,-grenell-reagon-pasi-u-rrezua-nje-nga-aktakuzat-me-te-forta-kunder-trump’it

“radha-e-hashim-thacit”,-grenell-reagon-pasi-u-rrezua-nje-nga-aktakuzat-me-te-forta-kunder-trump’it

Gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon e ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump, raporton CNN. Në një vendim të hënën, Cannon tha se emërimi i prokurorit special Jack Smith e shkel Kushtetutën.

Për këtë ka reaguar Richard Grenell, emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump.

Ai ka thënë se rasti i Jack Smith kundër Trumpit po shpërbëhet, duke shtuar se radha është që të shpërbehet edhe rasti për Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës që po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale që nga viti 2020.

Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së i kishte ngritur Jack Smith si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në vitin 2020, për të dhënë dorëheqje më pas në vitin 2022 pikërisht për ta marrë rastin e Donald Trump, në të cilat raste e bën ndërlidhjen Grenell.

“Rasti i Jack Smith kundër Trump po shpërbëhet. Radha është te ti, Hashim Thaçi ”, ka shkruar Grenell në “X”.

Grenell si një nga personat më të afërt politikisht të Trumpit, vazhdimisht e ka sulmuar Jack Smithin. /Gazeta Express