Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka ndarë mirënjohje kryetarit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhë. Ishte vetë kryeministri Rama, ai që ka postuar në Facebook, momentin e ndarjes së mirënjohës dhe […]

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka ndarë mirënjohje kryetarit të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhë.

Ishte vetë kryeministri Rama, ai që ka postuar në Facebook, momentin e ndarjes së mirënjohës dhe falënderimin për humanistin Halil Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka thënë se ishte i nderuar “të pranojë nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, mirënjohjen për aktivitetet tona në Shqipëri, e në veçanti në qytetin e Lezhës”.

“Kjo mirënjohje, ashtu siç janë edhe shumë të tjera për ne, janë motivim për të vazhduar me misionin tonë dhe njëkohësisht edhe këtë vlerësim ia dedikoj të gjithë donatoreve të Shoqatës sonë”, ka shkruar Kastrati.