Rënie e prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në muajin maj është regjistruar rënie e prodhimit industrial për 13.2 përqind në krahasim me majin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit maj të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie nga 17.1 %, në sektorin Industria […]

Rënie e prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në muajin maj është regjistruar rënie e prodhimit industrial për 13.2 përqind në krahasim me majin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit maj të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie nga 17.1 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie nga 10.6 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie nga 18.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti theksoi që kjo rënie në Industrinë përpunuese është për shkak uljes së prodhimit kryesisht në produktet ushqimore, pije, duhan, tekstil, veshje, letër, kimikate, prodhime farmaceutrike, metal, etj.

“Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin maj të vitit 2024, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie tek  Energjia për 22.2 %, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 4.2 %, Prodhimet kapitale për 11.7 %, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 9.5 % dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 17.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.