Rreth 100 filma të animuar do të shfaqen në Shkup prej 8 deri 11 gusht

Në kuadër të festivalit “Flipbuk Film Festival”, që do të mbahet prej 8 deri më 11 gusht, pritet shfaqja e rreth 100 filmave të animuar, transmeton Portalb.mk. “Edicioni i pestë i “Flipbuk Film Festival” do të mbahet në Kinotekë nga data 8 deri më 11 gusht. Në kuadër të festivalit do të shfaqen rreth 100 […]

Rreth 100 filma të animuar do të shfaqen në Shkup prej 8 deri 11 gusht
Kinema në Qendrën e Filmit "Vardar Film" në Shkup. Foto nga Portalb.mk

Në kuadër të festivalit “Flipbuk Film Festival”, që do të mbahet prej 8 deri më 11 gusht, pritet shfaqja e rreth 100 filmave të animuar, transmeton Portalb.mk.

“Edicioni i pestë i “Flipbuk Film Festival” do të mbahet në Kinotekë nga data 8 deri më 11 gusht. Në kuadër të festivalit do të shfaqen rreth 100 filma kryesisht, studentor, përzgjedhje dokumentarësh të animuar, video të animuara dhe panorama evropiane.

Në kuadër të këtij edicioni do të ketë edhe aktivitete të tjera, si punëtori prodhimi, promovim i librave dhe ekspozita.