Serie A cakton datën e fillimit të sezonit të ri

Caktohet data për fillimin e sezonit të ri në Serie A. Tashmë është zyrtare që sezoni 2023/24 i Serisë A do të fillojë në fundjavën e 20 gushtit dhe do të përfundojë më 26 maj. FIGC dhe Lega Serie A konfirmuan datat për sezonin e ardhshëm në një takim të sotëm, transmeton Gazeta Express. Java […]

Serie A cakton datën e fillimit të sezonit të ri

Caktohet data për fillimin e sezonit të ri në Serie A.

Tashmë është zyrtare që sezoni 2023/24 i Serisë A do të fillojë në fundjavën e 20 gushtit dhe do të përfundojë më 26 maj.

FIGC dhe Lega Serie A konfirmuan datat për sezonin e ardhshëm në një takim të sotëm, transmeton Gazeta Express.

Java hapëse e sezonit të ri në elitën e futbollit italian do të luhet më 20 gusht, kurse më 26 maj 2024 do të mbyllet.

Finalja e Kupës së Italisë është caktuar gjithashtu paraprakisht për më 15 maj 2024, përsëri në “Olimpico” të Romës.

Sezoni i Serie B fillon do të fillojë më 19 gusht dhe do të përfundojë më 10 maj 2024.

Ndërkaq, sezoni në Serie C u bë i ditur se do të fillojë më 27 gusht dhe do të përfundojë më 28 prill 2024.