Stuhitë në Kosovë, KEDS mobilizon ekipet për të rikthyer gjendjen në normalitet

KEDS’s përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë mobilizuar ekipet për sot pasi meteorologët kanë paralajmëruar stuhi nëpër disa vende të Kosovës. Aktualisht një stuhi, e përcjell me erëra të forta, shi e zbrazje atmosferike, ka kapluar rajonin e Ferizajt, posaçërisht Kaçanikun e Shtërpcën, dhe rajonin e Gjilanit. Si rrjedhojë, disa Dalje tashmë […]

Stuhitë në Kosovë, KEDS mobilizon ekipet për të rikthyer gjendjen në normalitet

KEDS’s përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kanë mobilizuar ekipet për sot pasi meteorologët kanë paralajmëruar stuhi nëpër disa vende të Kosovës. Aktualisht një stuhi, e përcjell me erëra të forta, shi e zbrazje atmosferike, ka kapluar rajonin e Ferizajt, posaçërisht Kaçanikun e Shtërpcën, dhe rajonin e Gjilanit.

Si rrjedhojë, disa Dalje tashmë janë jashtë funksionit, ka njoftuar KEDS.

“Ekipe të shumta të KEDS-it tashmë janë mobilizuar dhe ndodhen në terren për të rikthyer gjendjen në normalitet. Kërkojmë nga konsumatorët që kudo që ndodhin stuhi të tilla-erëra të forta të përcjella me shi, të jenë vigjilentë dhe të qëndrojnë larg aseteve energjetike”, thuhet në njoftimin e KEDS’s.