Tensionet në Lindjen e Mesme/ Hezbollahu pretendon se ka shënjestruar bazën ajrore izraelite

Hezbollahu ka pretenduar se ka shënjestruar një bazë ajrore në Izrael. Grupi militant tha se lëshoi dhjetëra raketa në bazën ajrore Ramat David në përgjigje të “sulmeve të përsëritura izraelite në Liban”. Kjo vjen pasi ushtria izraelite pretendoi se kishte “shpërbërë pothuajse plotësisht” udhëheqjen e Hezbollahut me një sulm në kryeqytetin e Libanit, shkruan Sky [...]Read More...

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Hezbollahu pretendon se ka shënjestruar bazën ajrore izraelite

Hezbollahu ka pretenduar se ka shënjestruar një bazë ajrore në Izrael. Grupi militant tha se lëshoi dhjetëra raketa në bazën ajrore Ramat David në përgjigje të “sulmeve të përsëritura izraelite në Liban”.

Kjo vjen pasi ushtria izraelite pretendoi se kishte “shpërbërë pothuajse plotësisht” udhëheqjen e Hezbollahut me një sulm në kryeqytetin e Libanit, shkruan Sky News.

Midis të vrarëve ishin Ibrahim Akil, i cili ishte në krye të Forcave elitare të Hezbollahut, Radwan, dhe Ahmed Wahbi, një tjetër komandant i lartë në krahun ushtarak të grupit.

Më herët, Hezbollah njoftoi se 15 operativë të saj u vranë nga forcat izraelite.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani, deklaroi 16 luftëtarë të Hezbollahut u vranë në sulm./abcnews.al