Një roje gjendet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Prishtinë

Një roje është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte në Prishtinë dje. Policia ka njoftuar sot në raportin 24 orësh se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. “Prishtinë / 21.09.2024 – 19:15. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte si roje. Vdekjen […]

Një roje gjendet pa shenja jete në vendin e tij të punës në Prishtinë
nje-roje-gjendet-pa-shenja-jete-ne-vendin-e-tij-te-punes-ne-prishtine

nje-roje-gjendet-pa-shenja-jete-ne-vendin-e-tij-te-punes-ne-prishtine

Një roje është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte në Prishtinë dje.

Policia ka njoftuar sot në raportin 24 orësh se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Prishtinë / 21.09.2024 – 19:15. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në objektin ku punonte si roje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.