U rit numri i të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut, u regjistrua ulje e prodhimit

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të të punësuarve në industri për 1.2 përqind, ndërkohë është regjistruar ulje e prodhimit për 6.5 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. Rritje më e madhe e numrit të të punësuarve është regjistruar te Prodhimet e qëndrueshme për përdorim të […]

U rit numri i të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut, u regjistrua ulje e prodhimit
Fabrikë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të të punësuarve në industri për 1.2 përqind, ndërkohë është regjistruar ulje e prodhimit për 6.5 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Rritje më e madhe e numrit të të punësuarve është regjistruar te Prodhimet e qëndrueshme për përdorim të gjerë (16.3 %) dhe Prodhimet kapitale për 15.6 përqind, ndërkohë rënie më e madhe te Produktet intermedire (7.8 %).

Prodhimi industrial ulje më të madhe ka regjistruar te sektori i energjisë (13.7 %), ndërsa rritje më të madhe te Prodhim i qëndrueshëm për përdorim të gjerë (13.6%).