Vitia:Sigurimet Shëndetësore paguhen 3,5% nga punëtori, 3,5% nga punëdhënësi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë që sigurimet shëndetësore do të paguhen 3.5 për qind nga qytetarët përmes pagës, ndërkaq 3.5 për qind nga punëdhënësi, raporton EkonomiaOnline, përcjell Klankosova.tv. “Është më rëndësi që ky projektligj vjen pas një periudhe te gjatë diskutimesh, marr parasysh rëndësinë që ka ky projektligj. Ne kemi analizuar të gjitha […]

Vitia:Sigurimet Shëndetësore paguhen 3,5% nga punëtori, 3,5% nga punëdhënësi
vitia:sigurimet-shendetesore-paguhen-3,5%-nga-punetori,-3,5%-nga-punedhenesi

vitia:sigurimet-shendetesore-paguhen-3,5%-nga-punetori,-3,5%-nga-punedhenesi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë që sigurimet shëndetësore do të paguhen 3.5 për qind nga qytetarët përmes pagës, ndërkaq 3.5 për qind nga punëdhënësi, raporton EkonomiaOnline, përcjell Klankosova.tv.

“Është më rëndësi që ky projektligj vjen pas një periudhe te gjatë diskutimesh, marr parasysh rëndësinë që ka ky projektligj. Ne kemi analizuar të gjitha sfidat dhe mangësitë që ka sistemi shëndetësor”, ka thënë Vitia në konferencë për media.

“Është hapi themelor për krijimin e sigurimeve shëndetësore. Më këtë po rregullohen shumë gjëra. Po rregullohen edhe çështjet për mbledhjen e kontributeve nga qytetarë për fondin e sigurimeve”.

“Kostoja shtesë për qytetar do të jetë një mbledhje e kontributeve shtesë në emër të solidaritetit që të shtohet buxheti në shëndetësi. 7 për qind do të jenë, ku 3,5 për qind do të jenë nga paga e qytetarëve dhe 3,5 për qind nga punëdhënësi” ka shtuar Vitia.