Vlerësim i madh për Junikun, Presidenti i Shqipërisë dr.Bajram Begaj viziton kryetarin Ruzhdi Shehu

Presidenti i Shqipërisë dr. Bajram Begaj ka vizituar Komunën e Junikut ku është takuar me kryetarin Ruzhdi Shehu. “Një kënaqësi e jashtëzakonshme vizita e Presidentit të Shqipërisë dr. Bajram Begaj në Junik. Është vlerësim i angazhimit tonë dhe një respekt i madh për të gjithë junikasit dhe Kosovën. Për ne është i pazëvendësueshëm roli dhe […]

Vlerësim i madh për Junikun, Presidenti i Shqipërisë dr.Bajram Begaj viziton kryetarin Ruzhdi Shehu

Presidenti i Shqipërisë dr. Bajram Begaj ka vizituar Komunën e Junikut ku është takuar me kryetarin Ruzhdi Shehu.

“Një kënaqësi e jashtëzakonshme vizita e Presidentit të Shqipërisë dr. Bajram Begaj në Junik. Është vlerësim i angazhimit tonë dhe një respekt i madh për të gjithë junikasit dhe Kosovën. Për ne është i pazëvendësueshëm roli dhe ndihma e Shqipërisë”, ka thënë kryetari Ruzhdi Shehu.

Më tej, presidenti dr.Begaj dhe Shehu kanë biseduar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Shqipëri -Kosovë, për punët dhe angazhimet e të dyja shteteve në fushat përkatëse, sidomos me ato që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve të dyja vendeve.

Kryetari Shehu ka prezantuar sukseset dhe të arriturat e komunës së tij që e udhëheq, projektet dhe planet që do të realizohen në të ardhmen, si dhe potencialet për zhvillimin e ekonomisë që ofron kjo zonë.

I shoqëruar nga Ruzhdi Shehu, Presidenti dr. Bajram Begaj ka bërë nderime dhe ka vendosur kurora lulesh në memorialin kushtuar heronjve të rënë në Betejën e Koshares me në krye Agim Ramadanin dhe Sali Çekajn.

Duke u përulur me respekt të thellë para veprës frymëzuese dhe të pavdekshme të heronjve dhe dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimit të Kosovës./Front Online/