Zjarret në Prevallë, Reuters shkruan për kosovarin që u ndihmoi zjarrfikësve me motocikletën e tij

Derisa zjarrfikësit në Kosovën jugore luteshin për shi në betejën e tyre kundër zjarreve në Parkun Kombëtar Malet e Sharrit, një i ri me motoçikletë iu afrua atyre dhe u tha: “Unë jam këtu për të ndihmuar”. Allmedin Smaili, 26 vjeç, një dentist nga qyteti i afërt i Prizrenit, ka shtatë ditë që po ndihmon […]

Zjarret në Prevallë, Reuters shkruan për kosovarin që u ndihmoi zjarrfikësve me motocikletën e tij
zjarret-ne-prevalle,-reuters-shkruan-per-kosovarin-qe-u-ndihmoi-zjarrfikesve-me-motocikleten-e-tij

zjarret-ne-prevalle,-reuters-shkruan-per-kosovarin-qe-u-ndihmoi-zjarrfikesve-me-motocikleten-e-tij

Derisa zjarrfikësit në Kosovën jugore luteshin për shi në betejën e tyre kundër zjarreve në Parkun Kombëtar Malet e Sharrit, një i ri me motoçikletë iu afrua atyre dhe u tha: “Unë jam këtu për të ndihmuar”.

Allmedin Smaili, 26 vjeç, një dentist nga qyteti i afërt i Prizrenit, ka shtatë ditë që po ndihmon zjarrfikësit për të ndalur një zjarr në park ku ai dhe miqtë e tij zakonisht shkojnë me motoçikletat e tyre për të shijuar emocionet në terrenin e ashpër.

Dy burra në bazën e zjarrfikësve mbushin thasë me ujë të shpinës prej 25 litrash secili dhe Smaili i transporton te zjarrfikësit e tjerë për t’i përdorur për të shuar flakët ndërsa digjen zona të mëdha me pisha, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Shumicën e kohës ai mban dy çanta shpine me ujë gjithsej 50 litra, ushqime dhe shishe me ujë të pijshëm.