Zvicër: Gjithnjë më shumë divorce të rreme, për të marrë pensione të larta

Kursimet nga kjo mund të jenë të konsiderueshme: një divorc i rremë rrit pensionin mujor të një çifti deri në 1225 franga The post Zvicër: Gjithnjë më shumë divorce të rreme, për të marrë pensione të larta appeared first on Albinfo.

Zvicër: Gjithnjë më shumë divorce të rreme, për të marrë pensione të larta

Në Zvicër, zakonisht çiftet e martuara marrin pensione më të ulëta se çiftet e pamartuara. Por pensionistët e shkathët shmangin “dënimin martesor” përmes divorceve të rreme, transmeton albinfo.ch.

Sipas një avokati divorcesh nga Cyrihu, për çdo vit shtohet numri i çifteve që divorcohen, thjesht për të marrë një pension më të lartë AHV.

Pas divorcit, ata jetojnë së bashku si më parë. Kjo praktikë është e ligjshme. Ata nuk kanë nevojë as për të zënë një avokat për të realizuar një divorc  zyrtar. Kostoja: 1500 franga.

Kursimet nga kjo mund të jenë të konsiderueshme: një divorc i rremë rrit pensionin mujor të një çifti deri në 1225 franga.

Statistikat tregojnë se divorci është më i zakonshëm në mesin e grave 64-vjeçare sesa mesatarja – një tregues që shumë çifte duan të shmangin dënimin e afërt të martesës.

Çdo vit, disa qindra çifte divorcohen për këtë arsye. Avokati i divorcit thotë se trendi është në rritje.

 

The post Zvicër: Gjithnjë më shumë divorce të rreme, për të marrë pensione të larta appeared first on Albinfo.