Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe një i lënduar
Një i vdekur dhe një i lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”. Një person ka vdekur dje në autostradën “Ibrahim Rugova” pasi është rrokullisur vetura të cilën po e drejtonte. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar […]
![Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe një i lënduar](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2022/10/aksident.png)
Një i vdekur dhe një i lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Një person ka vdekur dje në autostradën “Ibrahim Rugova” pasi është rrokullisur vetura të cilën po e drejtonte.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.