Aksident tragjik në Itali, vdes 29-vjeçari shqiptar (EMRI-FOTO)

Një 29-vjeçar shqiptar, Xhulio Marleci ka vdekur tragjikisht këtë të shtunë në Itali, pas një aksidenti të rëndë me makinë. Sipas autoriteteve italiane, Xhulio Marleci me banim në Modena, Itali, ka vdekur pasi u aksidentua rëndë rreth orës 21:30 të shtunën, ku humbi kontrollin e makinës së tij “VW Polo” duke u përplasur me disa […] The post Aksident tragjik në Itali, vdes 29-vjeçari shqiptar (EMRI-FOTO) appeared first on Newsbomb Albania.

Aksident tragjik në Itali, vdes 29-vjeçari shqiptar (EMRI-FOTO)

Një 29-vjeçar shqiptar, Xhulio Marleci ka vdekur tragjikisht këtë të shtunë në Itali, pas një aksidenti të rëndë me makinë.

Sipas autoriteteve italiane, Xhulio Marleci me banim në Modena, Itali, ka vdekur pasi u aksidentua rëndë rreth orës 21:30 të shtunën, ku humbi kontrollin e makinës së tij “VW Polo” duke u përplasur me disa kazanë plehrash dhe më pas me murin rrethues të një shtëpie.

Mediet shkruajnë se zhurma e aksidentit bëri që banorët të dalin nga shtëpitë e tyre, ku një nga dëshmitarët ka njoftuar autoritetet. Një nga të pranishmit ishte një mjeke e cila është munduar t’i japë Xhulios ndihmën e parë pasi ishte ende gjallë.

Xhulio Marleci, 29-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali

Mësohet se ambulanca ka ardhur në vendin e ngjarjes por fatkeqësisht 29-vjeçari  ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

The post Aksident tragjik në Itali, vdes 29-vjeçari shqiptar (EMRI-FOTO) appeared first on Newsbomb Albania.