Berisha pranon se ka takuar Alma Kaçin në zyrë: Nuk bëj publike bisedat! Safeti u gjobit 500 mijë euro nga të vetët për të mos publikuar filmin

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse Alma Kaçi ka qenë në zyrën e tij, pas qarkullimit të një fotoje me këtë të fundit. Gjatë një deklarate për mediet, Berisha e pohoi një fakt të tillë, duke  thënë se 40-vjeçarja ka shkuar në zyrën e tij, por theksoi se nuk bën publike bisedat me personat që […] The post Berisha pranon se ka takuar Alma Kaçin në zyrë: Nuk bëj publike bisedat! Safeti u gjobit 500 mijë euro nga të vetët për të mos publikuar filmin appeared first on Newsbomb Albania.

Berisha pranon se ka takuar Alma Kaçin në zyrë: Nuk bëj publike bisedat! Safeti u gjobit 500 mijë euro nga të vetët për të mos publikuar filmin

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse Alma Kaçi ka qenë në zyrën e tij, pas qarkullimit të një fotoje me këtë të fundit.

Gjatë një deklarate për mediet, Berisha e pohoi një fakt të tillë, duke  thënë se 40-vjeçarja ka shkuar në zyrën e tij, por theksoi se nuk bën publike bisedat me personat që i shkojnë në zyrë.

Sipas tij video-skandali i ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë me Alma Kaçin, mund të jetë bërë nga “lëpirës të qeverisë”. Gjithashtu ai mohoi që të ketë gisht lidhur me video-skandalin.

Berisha: Janë tre variante. I pari është ai që shpjegon Almën, ishte seks për tender, ishte korrupsion erotik.

Varianti 2: Thonë se këta ia bënë njeri-tjetrit ata. Por unë fakte nuk kam. Tani ka një përpjekje që Almën ta paraqesin s agresore dhe Safetin si viktimë. Kjo është unike në botë. Lëpirës të qeverisë kanë gjobitur Safetin.

Gjoba llogaritet deri në 500 mijë euro për të mos dhënë filmin. Mirëpo ndodhi që filmi u dha. Tani Safeti thotë, edhe nga burgu u kërkon paratë këtyre, tani kanë gjet si modë, duke thënë Safetit se këtë ta ka bërë Saliu se nuk duan t’i kthejnë borxhin.

Po kemi biseduar, por unë nuk bëj publike se ke ardhur në zyrë. Ëshët e vërtetë që ka ardhur dhe nuk është e vërtetë kurrë që unë..nyuk është praktika ime ajo. Unë jam Sali Berisha nuk shkoj në disa veprime.

Kujtojmë që në 16 qershor, kur u publikua videoskandali seksual në zyrën e tij, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për ish-kryebashkiakun. Arrestimi i Gjicit është bërë vetëm një javë pas publikimit të videoskandalit, ku ish-kryebashkiaku shfaqej teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Pas publikimit të kësaj video, përmes një postimi në rrjetet sociale Gjici dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ndërkohë bëri me dije se me vajzën në të cilën shfaqej në video, Alma Kaçin prej kohësh kishte një lidhje. Kaçi u arrestua pak ditë më parë dhe iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi ka dhe një fëmijë të mitur.

The post Berisha pranon se ka takuar Alma Kaçin në zyrë: Nuk bëj publike bisedat! Safeti u gjobit 500 mijë euro nga të vetët për të mos publikuar filmin appeared first on Newsbomb Albania.