Iran/ Khamenei ngul këmbë se votuesit që bojkotuan zgjedhjet nuk janë kundër republikës islamike

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, është ankuar për daljen e ulët rekorde në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Iran javën e kaluar, por ka ngulur këmbë se ajo nuk pasqyron popullaritetin e republikës islamike. Khamenei tha të mërkurën se balotazhi i 5 korrikut mes reformistit Maasud Pezeshkian dhe kandidatit të së djathtës [...]Read More...

Iran/ Khamenei ngul këmbë se votuesit që bojkotuan zgjedhjet nuk janë kundër republikës islamike

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei, është ankuar për daljen e ulët rekorde në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Iran javën e kaluar, por ka ngulur këmbë se ajo nuk pasqyron popullaritetin e republikës islamike.

Khamenei tha të mërkurën se balotazhi i 5 korrikut mes reformistit Maasud Pezeshkian dhe kandidatit të së djathtës ekstreme, Saeed Jalili, është “shumë i rëndësishëm” dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votim.

“Ata të cilët e duan islamin dhe republikën islamike, si dhe përparimin e vendit, duhet ta tregojnë këtë duke marrë pjesë në zgjedhje”, tha 85-vjeçari, i cili e ka fjalën e fundit për çdo çështje shtetërore.

Khamenei tha se dalja në zgjedhje prej 40 për qind në rundin e parë më 28 qershor “nuk ishte e pritshme”, por shtoi se “është plotësisht gabim të mendosh se ata të cilët nuk votuan në rundin e parë janë kundër sistemit”.