Bexheti dhe Ismaili janë kandidatë për zëvendësministra në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Aleanca për Shqiptarët në krye me Arben Taravarin, ka përzgjedhur dy emra për t’i propozuar si zëvendësministra në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi që Elfete Ismaili të jetë kandidate për zv/Ministër të Mbrojtjes dhe Flakron Bexheti kandidat për zv/Ministër të Bujqësisë”, njoftoi ASH-ja. Ata theksuan […]

Bexheti dhe Ismaili janë kandidatë për zëvendësministra në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Aleanca për Shqiptarët në krye me Arben Taravarin, ka përzgjedhur dy emra për t’i propozuar si zëvendësministra në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi që Elfete Ismaili të jetë kandidate për zv/Ministër të Mbrojtjes dhe Flakron Bexheti kandidat për zv/Ministër të Bujqësisë”, njoftoi ASH-ja.

Ata theksuan që Kryesia e partisë sot në mbledhje ka votuar me unanimitet për këta dy emra.

“Gjatë diskutimit u theksua se të përzgjedhurit e Aleancës për Shqiptarët në qeverinë e ardhshme në kuadër të VLEN do të reflektojnë ndryshimin e shumëpritur, do të jenë në më krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve
dhe në mbrojtje të interesave të tyre”, deklaruan nga ASH-ja.

Ky subjekt, në kuadër të VLEN-it, do të udhëheqë më Ministrinë e Shëndetësisë, ku ministër pritet të jetë kryetari Arben Taravari, i cili për momentin është kryetar i Komunës së Gostivarit.

Ndryshe, seanca e shtatë plenare e Kuvendit është caktuar të shtunën, më 22 qershor, në orën 11:00, e vetmja pikë e propozuar në rendin e ditës është zgjedhja e qeverisë së re në vend.

Hristijan Mickoski më 18 qershor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar përbërjen për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut e cila do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.

LEXO: Seanca për zgjedhjen e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut është caktuar të shtunën LEXO: Ky është patriotizëm sot, Mickoski e tregoi prioritetin kryesor për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut LEXO: Mickoski e dorëzoi në Kuvend përbërjen e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut LEXO: Mickoski e mori mandatin për formimin e Qeverisë nga presidentja Siljanovska LEXO: Afatet dhe procedurat: Qeveria e re në RMV duhet të formohet më së voni pas një muaji