Cyrih: Shoqata Kulturore “Bashkimi”, pjesëmarrëse në Trachtenfest dhe Trachtenumzug

Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” është pjesëmarrëse në Trachtenfest dhe Trachtenumzug (Festivali tradicional i kostumeve) në Cyrih, shkruan albinfo.ch. 26 kantonet e Zvicrës, të përfaqësuara nga Shoqatat Zvicerane të Kostumeve Tradicionale, takohen çdo 12 vjet për Festivalin Federal Tradicional të Kostumeve. Fokusi është në paradën e madhe dhe shkëmbimin kulturor në fushat e panaireve të kostumeve […] The post Cyrih: Shoqata Kulturore “Bashkimi”, pjesëmarrëse në Trachtenfest dhe Trachtenumzug appeared first on Albinfo.

Cyrih: Shoqata Kulturore “Bashkimi”, pjesëmarrëse në Trachtenfest dhe Trachtenumzug

Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” është pjesëmarrëse në Trachtenfest dhe Trachtenumzug (Festivali tradicional i kostumeve) në Cyrih, shkruan albinfo.ch.

26 kantonet e Zvicrës, të përfaqësuara nga Shoqatat Zvicerane të Kostumeve Tradicionale, takohen çdo 12 vjet për Festivalin Federal Tradicional të Kostumeve. Fokusi është në paradën e madhe dhe shkëmbimin kulturor në fushat e panaireve të kostumeve tradicionale, valles, muzikës dhe artizanatit.

Më 29.06.2024 në vendin e quajtur Lindenhof vallëzuam me grupin e Shqiponjave mes shumë grupeve të nacionaliteteve të ndryshme.

Ditën e diel, më 30.06.2024, ecëm bashkë me 4500 persona të veshur me veshjet e tyre tradicionale nga të gjithë kantonet e Zvicrës, në mes 3 grupeve të të huajve. Shoqata jonë ishte e para në paradën e veshjeve tradicionale dhe kombëtare.

Valltarët dhe anëtarët e Shoqatës Bashkimi ecën me krenari nëpër rrugët e qendrës së Cyrihut, shkëlqenin me veshjet e tyre nga të gjitha trevat tona, duke përfshirë këtu Gegë e Toskë, nga Rugova në Tropojë, Mat dhe Dibër, Tiranë e Korçë dhe deri në Vlorë, Sarandë e Çamëri.

U pritëm shumë mirë nga publiku me duartrokitje të shumta.

Ishte një përvojë tejet e mirë për të gjithë ne, do të mbetet në kujtesën tonë për shumë kohë.

I shprehim falënderimet dhe mirënjohjen tonë organizatorëve të Festivalit Federal të Kostumeve Tradicionale për konsideratën dhe ftesën që Komuniteti Shqiptar të jetë pjesë e këtij organizimi madhështor që u zhvillua në qendër të qytetit të Cyrihut.

Uster, 01.07.2024

 

The post Cyrih: Shoqata Kulturore “Bashkimi”, pjesëmarrëse në Trachtenfest dhe Trachtenumzug appeared first on Albinfo.