Elezi: KQZ ka krijuar lehtësira për shtetasit e Kosovës, që duan të marrin pjesë në procesin e votimit jashtë vendit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” u deklarua rreth ndryshimeve në procesin e votimit për zgjedhjet e përgjithshme. Elezi foli edhe përkufizimin e shpenzimeve për subjektet politike. Ai tha se një vendim i tillë është obligim ligjor për Komisionin Qendror. “Kufizimi i shpenzimeve të fushatës së […]

Elezi: KQZ ka krijuar lehtësira për shtetasit e Kosovës, që duan të marrin pjesë në procesin e votimit jashtë vendit
elezi:-kqz-ka-krijuar-lehtesira-per-shtetasit-e-kosoves,-qe-duan-te-marrin-pjese-ne-procesin-e-votimit-jashte-vendit

elezi:-kqz-ka-krijuar-lehtesira-per-shtetasit-e-kosoves,-qe-duan-te-marrin-pjese-ne-procesin-e-votimit-jashte-vendit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” u deklarua rreth ndryshimeve në procesin e votimit për zgjedhjet e përgjithshme.

Elezi foli edhe përkufizimin e shpenzimeve për subjektet politike.

Ai tha se një vendim i tillë është obligim ligjor për Komisionin Qendror.

“Kufizimi i shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje është obligim ligjor për Komisionin Qendror. Në këtë drejtim, në mbledhjen e së martës, KQZ ka marrë një vendim të tillë. Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë derinë 2,047,149 euo, pra jo më pak se një (1) euro për votues tëregjistruar. Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur nëRregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 2024 për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve si dhe duke u mbështetur nëtë dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri ivotuesve në vendin tonë është 2,047,149 votues”, deklaroi Elezi.

Elezi tha se janë krijuar lehtësira për procesin e votimit për votuesit jashtë vendit.

Ai tha se procesi i votimit jashtë Kosovës përfshin dy faza kryesore.

“Lidhur me procesin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë, KQZ, duke u mbështetur në Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme ka krijuar lehtësira për shtetasit e Kosovës që duan të marrin pjesë në procesin e votimit jashtë Kosovës.  Procesi i aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, do të mund të bëhet përmes platformës elektronike, e cila është lehtësisht e kuptueshme dhe pa ngarkesa të mëdha. Procesi i votimit jashtë Kosovës përfshin dy faza kryesore, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe votimi për të gjithë ata që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Gjatë fazës së parë, do të ketë një periudhë kohore kur shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë do të aplikojnë për t’u regjistruar si votues. Aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do tëbëhet përmes platformës elektronike, e cila do të jetë e qasshme gjatë periudhës së aplikimit”, tha ai.

“Përmes kësaj platforme, në momentin e regjistrimit votuesit do tëpërcaktohen individualisht për mënyrën e votimit. Fizikisht, në përfaqësi diplomtike apo në hapësira të tyre, tëcilat shndërrohen në qendra të votimit, sipas kritereve të KQZ-së. Duke dërguar fletëvotimet përmes kutisë postare të KQZ-së, në postën e Kosovës dhe duke dërguar fletëvotimet përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ-ja dhe me lehtësimin e përfaqësive diplomatike, jashtë Kosovës”, vazhdoi tutje ai.

Elezi tregon për fazën e dytë të proces të votimit, ku tha se në përfaqësi diplomatike do të organizohet votimi vetëm për votuesit që janë regjistruar suksesshëm për këtë mënyrë votimi.

“Gjatë fazës së dytë, që do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, varësisht se për cilën nga mënyrat e votimit është përcaktuar votuesi do të zhvillohet edhe periudha se kur votuesi do të votojë. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në përfaqësi diplomatike do të organizohet votimi vetëm për votuesit që janë regjistruar suksesshëm për këtë mënyrë votimi. Votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, duke filluar nga ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale tëvendit përkatës, ndërkaq numërimi i fletëvotimeve do të bëhet nëKosovë.  Po sipas ligjit, votuesit që zgjedhin të votojnë përmes postës, pakot e tyre me fletëvotime mund t’i dërgojnë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, apo në adresë të kutisë postare jashtë Kosovës, të cilat hapen nga KQZ-ja me ndihmën e përfaqësisë diplomatike. Vota përmes votimit jashtë Kosovës, e dërguar me postë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, pranohet nga KQZ-ja deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00, me kusht që të ketë vulën e dërgimit para ditës së zgjedhjeve. Ndërsa, votat e dërguara përmes postës në kutinë postare jashtë Kosovës, të hapur nga përfaqësitë diplomatike, me autorizim të KQZ së, pranohen ngaekipet që dërgon KQZ-ja, vetëm ato që kanë arritur në kutinë postare, më së voni deri në orën e mbylljes së vend votimeve nëpërfaqësinë diplomatike”, u shpreh ai.

“Kjo çështje është vendosur në Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili është miratuar gjatë vitit 2023 pas përfundimit tëprocesit të reformës zgjedhore të udhëhequr nga Kuvendi iRepublikës së Kosovës”, përfundoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përgjigjen për “Gazeta Blic”.